MPMS: Mundësi punësimi për më shumë se 400 punëkërkues

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), së bashku me GIZ-in gjerman kanë lansuar skemën “Praktikë në Punë”, nga e cila do të përfitojnë mbi 400 punëkërkues të regjistruar.

Punëkërkuesit e regjistruar pranë Zyrave Komunale të Punësimit, të rinjtë e moshave 18-35 vjeç, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, të riatdhesuarit dhe minoritetet e të gjitha moshave kanë të drejtë të aplikojnë në këtë skemë.

Praktika zgjatë 6 muaj dhe pagesa është 150 euro në muaj.

Në skemën “Praktikë në Punë” kanë të drejtë të aplikojnë punëdhënësit/kompanitë të cilët kanë nevojë për praktikantë dhe që kanë aplikuar dhe regjistruar vendet të lira të punës pranë Zyrave të Punësimit në komunat e tyre.

Koha e aplikimit është e hapur nga data 9 korrik deri më 17 gusht 2018.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.