MPJ reagon në lidhje me njohjen nga Republika e Guinea Bissau

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e Republikës së Guinea-Bissau-t në Bruksel, që mban datën 24 janar 2018 nëpërmjet të cilës është ri-konfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, vendim ky që ishte marrë nga ish-presidenti i këtij shteti, Sh.T.Z. Malam Bacai Sanhá, me datën 10 janar, 2011.

Ky ishte konfirmim zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka shpërndarë të njëjtin dokument tek mediat vendore me 2 shkurt, 2018 andaj çdo rënie pre e fushatës së egër propagandistike dhe të lajmeve të rreme serb është e papranueshme, joprofesionale dhe në kundërshtim me interesin nacional të vendit për të forcuar subjektivitetin dhe integrimin ndërkombëtar.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.