00:00:00
23 Mar

MPJ dënon ashpër sulmin trishtues terrorist në Zelandën e Re

Ministria e Punëve të Jashtme e dënon në mënyrën më të ashpër sulmin trishtues terrorist, që ndodhi të premten në dy xhami në Zelandën e Re, dhe i cili la të vdekur dhjetëra persona.

Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, që humbën më të dashurit e tyre nga ky sulm i ulët dhe qyqar dhe qëndron pranë popullit dhe Institucioneve të shtetit mik “në njërën nga ditët më të zeza të Zelandës së Re”, siç u vlerësua edhe nga vet kryeministrja e këtij shteti, Jacinda Ardern.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i bashkuar dhe i vendosur në luftën e përbashkët kundër së keqes dhe nuk duhet të lejohet që sulmet terroriste, të krijojë ndarje, ndjellë frikë apo nxisin urrejtje brenda shoqërive dhe komuniteteve ku jetojmë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.