00:00:00
22 Feb

‘Modern Family’ do të përfundojë në sezonin e 11-të

Seriali komedi i ABC ‘Modern Family’ do të përfundojë në sezonin e njëmbëdhjetë i cili do të shfaqet në vitin 2019-2020.

Krijuar nga Steve Levitan dhe Chrsitopher Lloyd, shfaqja e cila u lansua në vitin 2009, ka marrë pëlqime për portretizimin e qiftit homoseksual, Mitchel (Jesse Tyler Ferguson) dhe Cameron (Eric Stonestreet) si prindër stabil dhe të dashur të vajzës së tyre.

Portretizimi i tij i familjeve të përziera dhe të një gjinie, ishte konsideruar si një qasje e re në formatin komedi familjar, të përfaqësuara me karaktere të luajtura nga Sofia Vergara, Ed o’Neill dhe Rico Rodriquez. Përderisa audienca e serialit ka rënë në sezonet e fundit, ai vazhdimisht renditet në pesë serialet më të mira të ABC.

Karey Burke, presidenti i ABC Entertainment, tha në një deklaratë: “Chris dhe Steve kanë krijuar një nga komeditë të mira në historinë e televizionit. Në sezonin e fundit, do të ketë ngjarje historike të cilat askush që ka qenë fans i serialit nuk do të dëshirojë t’i humbasë”.

Lloyd tha: “Për 10 vite, personazhet tona janë përballur me pika të kthesës në jetë dhe kanë vazhduar drejtë tyre duke fituar zhvillim personal; ne kemi zgjedhur një rrugë tjetër kur vendosëm të bëjmë edhe një sezon të Modern Family”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.