MKRS- BE nëshkruan marrëveshje, pjesëmarrja e Kosovës në programin Evropa Kreative

Në zyrat e Komisionit Evropian, ministri Kujtim Gashi, ka takuar komisionerin Evropian, Tibor Navracsis, me ç’rast kanë nëshkruar marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosoves në programin Evropa Kreative për mbështetjen e sektorëve të kulturës dhe dhe atë kreativ.

Ministri Gashi konsideron se pjesëmarrja e vendit në programin e Evropës Kreative është me rëndësi dhe duke pasur parasysh fushëveprimin e MKRS-së.

“Mbështetja për sektorin kulturor dhe audiovizual nga programi është në përputhje me politikat prioritare të MKRS-së për nismat mbështetëse në sektorin e kulturës, sikurse platformat kulturore, ngritja e rrjeteve kulturore, përkthimi i literaturës, si dhe promovimi, zhvillimi, shpërndarja dhe qasja në veprat audio-vizuale”, tha ministri pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë program është shumë e rëndësishme kur kemi parasysh promovimin e aktiviteteve në sektorin kulturor përmes projekteve të bashkëpunimit; projektet e përkthimit letrar; krijimin e rrjeteve; Platformat evropiane etj .

Si rezultat, pjesëmarrja në këtë program do t’u mundësojë artistëve dhe profesionistëve kulturorë evropianë, si dhe mijëra organizatave krijuese dhe botuesve që të punojnë së bashku dhe t’i bëjnë veprat e tyre krijuese në dispozicion të miliona qytetarëve.

Duke u mbështetur në faktin se programi i Evropës Krijuese kontribuon, ndër të tjera, për ruajtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor evropian, ndaj synimeve evropiane për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe ndihmon sektorët kulturorë dhe krijues të përshtaten me epokën digjitale dhe globalizimin, krijimin e mundësive të reja ndërkombëtare, tregjeve dhe audiencës – MKRS konsideron se pjesëmarrja në këtë program është shumë e rëndësishme, shtoi ministri Gashi.

Pjesëmarrja në programin e Evropës krijuese do të kontribuojë njëkohësisht në forcimin e kapaciteteve në sektorin kulturor dhe krijues duke promovuar lëvizjen e veprave dhe platformave kulturore dhe duke përmirësuar aksesin në veprat kulturore dhe krijuese evropiane dhe në forcimin e inovacionit dhe krijimtarisë në fushën e kulturës. Do të ketë gjithashtu një ndikim të veçantë në bashkëpunimin që ka për qëllim rritjen e inovacionit, mobilitetin ndër-vendor dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.

Krahas aspektit normativ neve si ministri tanimë kemi themeluar Deskun Evropa Kreative Kosovë-Zyra Kulturë e që si mandat ka ofrimin e informatave dhe promovimin e programit, asisitimin e sektorëve kultlturorë dhe kreativ në relacion me programin dhe mundësitë e ofruara, orgaizimin e eventeve dhe sesioneve dhe cështje tjera që ndërlidhen me Nën Progarmin Kulturë në kuadër të Progarmit Evropa Kreative.

Që nga fillimi i punës së Desk-ut, janë mbajtur seanca informative në bashkëpunim me Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së për të paraqitur informacion të përgjithshëm mbi programin e Evropës Kreative, me qëllim informimin e institucioneve kulturore, organizatave të shoqërisë civile dhe audiencës së interesuar në Kosovë mbi proceset e përgjithshme të aplikimit.

Tibor Navrcsis, Komisioneri për arsim, shkencë, kulturë dhe rini, foli për rendesinë e programeve dhe prespektivës që i jepet vendeve jo anëtare për pjesëmarrje në kuadër të programeve në fjalë. Gjithashtu, ndër të tjera ai theksoi se janë siguruar korniza për periudhën e ardhshme buxhetore për programin Evropa Kreative në kuader të së cilës do të përfitojë edhe Kosova.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.