00:00:00
22 Feb

Mjekët: Kujdes në përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Mjekët më të rëndësishëm të Britanisë kanë këshilluar familjet rreth rrjeteve sociale dhe shfrytëzimit të ekranit. Përshkrimet e tyre janë: Lini telefonat jashtë dhomës; vaktet pa përfshirjen e ekraneve janë ide e mirë; kur jeni në dyshim, mos postoni si dhe ushtroni më tepër.

Studimi i Universitetit të Londrës zbuloi se përdorimi i gjatë i rrjeteve sociale mund të ketë efekt negativ në ritmin e gjumit, në vetëbesim dhe imazhin e trupit si dhe mund t’i ekspozojë të rinjtë ndaj ngacmimit online.

“Ne treguam se këto ishin të lidhura me simptoma depresive”, tha Yvonne Kelly, profesoreshë e epidemilogjisë dhe shëndetit publik e cila është edhe autore e studimit.

Sipas të dhënave, pothuajse 40 përqind e vajzave dhe 25 përqind e djemve po përjetonin bullizëm në internet.

Profesoresha Kelly theksoi se përmbajtja dhe konteksti i përdorimit të rrjeteve sociale kishin më shumë rëndësi sesa koha e shpenzuar në to. Ajo vuri në pah se evolucioni i shpejtë i rrjeteve sociale e kishte bërë të vështirë grumbullimin e provave dhe krijimin e rekomandimeve më strikte rreth përdorimit të tyre.

Në udhëzimet e tyre, zyrtarët kryesorë mjekësorë thanë se ishte vënë re një ndërlidhje ndërmjet përdorimit të rrjeteve sociale dhe problemeve me shëndetin mendor por se shkaqet dhe efektet nuk janë ende plotësisht të qarta.

Në dokument thuhej se:

“Mund të ndodhë që fëmijët dhe të rinjtë që veçse kanë pasur problem me shëndetin mendor të jenë më të prirur të shpenzojnë më shumë kohë në rrjetet sociale”.

Megjithatë, zërat që kërkojnë masa janë shtuar.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.