Microsoft lansoi versionin e ri të Outlook për iOS

Microsoft e ka lansuar një version të ri të aplikacionit mobil Outlook për iOS. Përderisa rifreskimet e mëdha të aplikacioneve zakonisht përfshijnë shumë karakteristika të reja, Microsoft po e merr një çasje tjetër meqë kjo është gati krejt lidhur me dizajn.  Ka ndryshime delikate aty-këtu që janë të dizajnuara për të përmirësuar Outlook-un për përvojën iOS. Ikona e kalendarit animon kur jeni duke ecur para dhe prapa, dhe zvarritja e gishtit nëpër ekran për të ndërmarrë veprime në email tani përfshin reagime prekëse kështu që duket sikur po lëvizni një email. Ndërkohë që nuk mund t`i vëreni menjëherë këto ndryshime, ekziston një shtojcë e kaltër dhe shumë e qartë në krye të aplikacionit.

“Ngjyra e kaltër nuk ishte më parë (në iOS)”, thotë Miles Fitzgerald, i cili e udhëheq dizajnin e telefonave mobil për Outlook. “Po e bashkojmë familjen dhe jemi të lumtur për markën tonë.” E kaltërta ishte pjesë e Android-it, por ky dizajni i fundit është pa dyshim një përpjekje më e madhe për t’u larguar nga dizajni tërësisht i bardhë i Outlook për iOS që fillimisht u dërgua si një aplikacion për të konkurruar me aplikacionin e integruar të Apple. Microsoft fillimisht e bleu Outlook për aplikacionin iOS kur ishte Accompli katër vjet më parë, dhe tani ka më shumë se 100 milionë përdorues në Android dhe iOS. Microsoft po punon gjithashtu në një opsionin për ekran të errët për Outlook mobile, dhe ky është një tipar shumë i kërkuar. Kjo metodë do të shfaqet në një përditësim të ardhshëm.

Ndryshimet e dizajnit shtrihen edhe në përshpejtimin e gjërave dhe lehtësimin e përdorimit të tyre.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.