Michelle Obama rrëfen një sekret: “Ata nuk janë aq të zgjuar”

Ish-Zonja e Parë Michelle Obama ka rrëfyer se ajo ende vuan nga “sindroma e mashtruesit” edhe pasi që autobiografia e saj “Becoming” theu rekordet e shitjes muajin e kaluar duke u bërë libri më i shitur, 15 ditë pas publikimit të tij.

Në një bisedë me autoren nigeriane në Londër ish-Zonja e Parë tregoi haptazi se beteja me dyshimin ndaj vetes “nuk përfundon kurrë”.

E pyetur se si ndihet për faktin se konsiderohet si “simbol shprese”, ajo tha: “Ende e kam pak sindromën e mashtruesit, që tani jeni duke më dëgjuar. Nuk largohet kurrë ajo ndjesia që nuk duhet të më merrni aq seriozisht. Po e ndaj këtë me ju sepse të gjithë kemi dyshime në aftësitë tona, në fuqinë tonë dhe domethënien e saj”.

E pyetur për një këshillë për vajzat e reja, Michelle Obama tha: “Këshilla ime për vajzat e reja është që duhet të filloni t’i nxirrni ata djaj nga koka”.

Ajo ndau edhe një sekret me vajzat e reja kudo: “Kam qenë ndoshta në çdo mbledhje të fuqishme që mund ta merrni me mend, kam punuar në organizata joprofitabile, kam qenë në fondacione, kam punuar në korporata, kam shërbyer në bordin e korporatave, kam qenë në samitet G, në Kombet e Bashkuara: Ata nuk janë aq të zgjuar”.

Obama është lëvduar për sinqeritetin e saj në librin e ri, duke nxitur thirrje që ajo të kandidojë për presidente kundër pasardhësit të burrit të saj në vitin 2020.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.