00:00:00
22 Feb

Michelle Obama mahnit me paraqitjen në Grammy

Alicia Keys mund të ketë qenë prezentuese e Grammy Awards të dielën mbrëma, por ishte Michelle Obama ajo e cila e mori gjithë vëmendjen e audiencës: duke hyrë nga prapaskena krah për krah me Lady Gaga, Jada Pinkett-Smith dhe Jennifer Lopez, ish-zonja e parë iu bashkua me bashkatdhetarët e saj në rrëfimin e saktë pse muzika është kaq e rëndësishme.

“Duke filluar nga inçizimet Motown  e deri te këngët “who run the world” të cilat më dhanë forcë gjatë dekadës së fundit, muzika gjithmonë më ka ndihmuar ta tregoj historinë time”, tha Obama ndërsa turma po shpërthente në brohoritje, “dhe unë e di se kjo është e vërtetë për të gjithë njerëzit këtu, pa marrë parasysh a e duam muzikën country apo rap apo rock, muzika na ndihmon ta shprehim veten, dinjitetin tonë, brengat tona, shpresat dhe kënaqësitë tona. Na lejon ta dëgjojmë njëri-tjetrin. Muzika na tregon se çdo gjë ka rëndësi, çdo histori, çdo zë, çdo notë, në çdo këngë. A është e vërtetë zonja?” Përgjigjia në dhomë dhe në media sociale ishte e jashtëzakonshme:

Më pas zonja e parë dhe autorja e librit Best-seller, postoi  në Instagram ku ajo ia dha meritat për shfaqjen e saj këngëtares Alicia Keys. “Për mua, një pjesë e madhe e shoqërisë është të shfaqesh për to—qoftë një ditëlindje, një takim i shkurtë pas punës, apo një moment i madh historik”, shkroi Obama.

“Kështu që unë isha e emocionuar të isha aty për të vetmen @aliciaKeys në #GRAMMYs. Ajo është një nga personat më origjinal, më të kujdesshëm dhe më të matur që njoh—nuk ka person më të duhur për të na ndihmuar të festojmë bashkimin e fuqisë së muzikës!”

 

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.