00:00:00
17 Jan

Masa e trupit mund të ndikojë në vëllimin e trurit

Trashësia është e lidhur me një numër efektesh në shëndet, përfshirë rrezikun e shtuar të sëmundjeve të zemrës, tipit 2 të diabetit dhe problemeve të frymëmarrjes. Studimi i fundit ka zbuluar një ndërlidhje mes trashësisë së trupit dhe trurit, veçanërisht në zonën e mesme.

Në këtë studim, hulumtuesit analizuan imazhet e trurit të afër 10,000 njerëzve që përfshinin edhe informacione të shëndetit prej më shumë se 500,000 vullnetarë që vazhdojnë t’i përditësojnë të dhënat e tyre mjekësore.

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit me masë më të madhe trupore kishin vëllim më të ulët të zonës gri të trurit krahasuar me ata që ishin më të dobët. Ky efekt ishte i fuqishëm edhe pasi që hulumtuesit morën parasysh ndikimin e faktorëve të tjerë në volumin e trurit si mosha, duhanpirja, edukimi, aktiviteti fizik dhe historia e sëmundjeve mendore.

“Mesazhi që duhet të nxirret nga kjo është se të qënit mbipeshë ka shumë ndikim në shëndet ndaj nuk është për t’u çuditur që obeziteti ka ndikim edhe në shëndetin e trurit”, tha Mark Hamer, autori kryesor i studimit.

Duke qenë se studimi ka analizuar masën e trupit dhe imazhet e trurit në një pikë të caktuar kohore te të gjithë pjesëmarrësit, është e mundur që të jetë duke ndodhur edhe e kundërta, pra që ndryshimet në tru të jenë përgjegjëse për ndryshimet në zakonet e të ngrënit dhe në ngopje duke ndikuar kështu në shtimin e masës së trupit.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.