Marvel dhe Netflix kanë anuluar “Daredevil”

Shfaqja që filloi seritë ambicioze të Marvel dhe të Netflix të shfaqjeve të ndërlidhura të superheronjve ka përfunduar para kohe.

Raportuesi i Hollivudit ka konfirmuar se “Daredevil”- i cili së fundmi filloi sezonën e tretë- i është bashkuar serive të anuluara nga Netflix si “Iron Fist” dhe “Luke Cage”.

Në një deklaratë Netflix premtoi se ndonëse seriali ka përfunduar, Daredevil si personazh do të “jetojë në projektet e ardhshme të Marvel. “Daredevil” nuk do të rikthehet në sezonën e tij të katërt në Netflix. Jemi jashtëzakonisht krenarë për sezonën e fundit të shfaqjes dhe ndonëse është e dhimbshme për fansat, mendojmë se duhet ta përmbyllim kapitullin si është më së miri. U jemi mirënjohës partnerëve tanë të Marvel, drejtuesit Erik Oleson, skenaristëve të shfaqjes, ekipit dhe aktorëve të pabesueshëm përfshirë vetë Daredevil, Charlie Cox si dhe u jemi mirënjohës fansave që kanë mbështetur serialin gjatë këtyre viteve. Ndonëse seriali në Netflix ka përfunduar, tri sezonat ekzistuese do të mbeten në shërbim gjatë viteve të ardhshme ndërsa personazhi i Daredevil do të jetojë në projektet e ardhshme të Marvel”.

Shfaqjet e vetme aktuale nga marrëveshja fillestare mes Marvel dhe Netflix janë ‘Jessica Jones’ dhe ‘The Punisher’ por duke pasur parasysh dobësimin e marrëdhënieve mes transmetuesit gjigant dhe Marvel, nuk dihet se sa gjatë do të mbijetojnë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.