00:00:00
22 Feb

Marrëveshje për ngritjen e sigurisë në sektorin bankar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Kjo marrëveshje u nënshkrua si rezultat i takimeve të mëhershme të zhvilluara me përfaqësues të këtyre institucioneve, në të cilat u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së institucioneve financiare në Kosovë.

Marrëveshja ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit për ngritjen e nivelit të sigurisë në sektorin bankar në mënyrë që bankat, personeli i tyre dhe qytetarët të kenë një ambient sa më të sigurt për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar institucionet e angazhuara në arritjen e kësaj marrëveshjeje për bashkëpunimin dhe masat e ndërmarra me qëllim të ofrimit të një ambienti më të sigurt për institucionet financiare që operojnë në Kosovë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.