00:00:00
17 Jan

Mark Zuckerberg dëshiron ta rregullojë teknologjinë këtë vit

Për çdo vit, Mark Zuckerberg tregon qëllimet e tij për vitin e ri. Në vitet a kaluara, ai ka zgjedhur të mësojë gjuhën mandarine dhe të udhëtojë në të gjithë botën. Por në vitin 2019, ai dëshiron të jetë më ambicioz dhe të trajtojë pyetjet e mëdha që lidhen me vendin e teknologjisë në botën tonë.

Ai planifikon t’i bëjë këto pyetje në platformat e kompanive të tij në mënyrë që të gjithë të mund t’i shikojnë.

“Sfida ime për vitin 2019 është të drejtoj një seri diskutimesh publike rreth të ardhmes së teknologjisë në shoqëri- mundësitë, sfidat, shpresat dhe ankthet”, shkroi Zuckerberg. “Një herë në disa javë do të flas me liderë, ekspertë dhe njerëz nga komuniteti ynë nga fusha të ndryshme dhe do të provoj formate të ndryshme për ta bërë interesant. Të gjitha këto do të jenë publike, ose në faqen time në Facebook apo Instagram ose në media të tjera”.

Në postimin e tij, Zuckerberg bëri pyetje rreth Inteligjencës artificiale, kodifikimit, komuniteteve virtual, krijimit të punës, decentralizimit e shumë më tepër- të gjitha këto janë pyetje morale dhe socioekonomike me të cilat liderët në industri janë përballur me vite të tëra.

Në postimin e tij, Zuckerberg tha se pret që të vazhdojnë të fokusohen në skandalet në të cilat kompania e tij është përfshirë pas zbulimeve nga Cambridge Analytica rreth zgjedhjeve të vitit 2016. “Këto çështje janë të komplikuara dhe ne do të vazhdojmë të fokusohemi te to edhe në vitet në vazhdim”, shkroi ai. “Unë do të shfaqem më shumë se sa do të ndihesha rehat ta bëja dhe do të përfshihem në disa nga këto debate për të ardhmen, për kompromiset me të cilat duhet të përballemi dhe se ku duam të arrijmë”, tha ai.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.