Maçoku që eci 19 km për t’u kthyer në shtëpi

Tobi, një maçok i ëmbël, dëshironte vetëm të ishte me ata që i donte më së shumti. Megjithatë, familja e tij nuk ndihej nësoj. Një familje në Karolinën e Veriut e dhanë Tobin për adoptim kur nuk e donin më. Tobit i mungonte shumë familja dhe eci 19 km për t’u kthyer në shtëpinë e tij.

Mirëpo famija, emri i së cilës nuk dihet, e dërgoi Tobin në një strehë lokale të kafshëve dhe kërkoi që ai të eutanizohet. Kur stafi pyeti për arsyen, familja tha se nuk e donin më.

Stafi i Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve në qarkun e Wake morën një thirrje nga streha e kafshëve dhe u pyetën nëse do ta merrnin Tobin dhe ta ndihmonin të gjente një shtëpi të re. Shoqata pranoi dhe postoi se “Natyrisht që thamë PO!” Maçoku i ëmbël dhe i butë u bë i famshëm menjëherë pasi historia e tij e trishtë u shpërnda.

Streha e kafshëve postoi në Facebook se “Tobi është i sigurtë duke pritur të gjejë shtëpinë e tij të përhershme. Atij do t’i pëlqente të ishte macja e vetme në shtëpi. Shpresojmë se historia e tij ju ka inspiruar që ndërmerrni diçka për kafshët në nevojë”.

Tobi ishte ylli i festivalit të qenve i kësaj strehe. Ata e përdorën historinë e tij dhe krijuan thënien “Nëse ai është gati të ecë 19 kilometra për të shpëtuar jetën e tij, a do të ecësh ti një kilometer për të shpëtuar mijëra kafshë si Tobi?”

 Nuk shkoi gjatë që famija e përkryer ta adoptonte Tobin. Famija e tij e re tani po i jep gjithë dashurinë që ai e meriton.