Macaulay Culkin thotë se nuk i shikon filmat e tij

Filmat “Home Alone” mund të jenë filmat e preferuar për shumë familje gjatë festave, por ata nuk janë për Macaulay Culkin, aktorin i cili luajti rolin e Kevin McCallister.

Gjatë një episodi për Ellen DeGeneres Show, Culkin pranoi se nuk i shikon filmat.

“Unë nuk i shikoj ata shpesh”, i tha aktori tashmë 37 vjeç nikoqires Ellen DeGeneres.

“Ka pasur raste kur të tjerët kanë dashur të ulen dhe shohin filmat bashkë me mua, gjë që është edhe më kënaq edhe më frikëson”, i tha ai Ellen. Nëse ndonjëherë Culkin i shikon filmat, atëherë ai mendon më shumë për kohën që ka kaluar gjatë xhirimeve se sa vet ngajrjen.

“Unë nuk mund ta shikoj atë në të njejtën mënyrë si e shohin njerëzit e tjerë”, tha ai.

“Pra, kur ai shfaqet… dhe shfaqet jam e sigurtë , për çdo Krishtlindje dhe Ditë të Falenderime…ju nuk e shikoni ate?” e pyeti DeGeneres.

“Jo, jo në të vërtetë,” u përgjigj ai. Culkin tregoi se nuk del shumë prej shtëpisë gjatë kohës së festave.

Ai gjithashtu tha se fakti që njihet nga fansat është një bekim dhe një mallkim në të njejtën kohë.

“Unë mund të shkoj në një restorant pa rezervuar, por sa jam aty, të gjithë më vëzhgojnë dhe thojnë ‘awwwww’ gjatë gjithë kohës.”

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.