00:00:00
22 Mar

Lovato ndan një mesazh të fuqishëm në Instagram

Demi Lovato ka postuar një mesazh domethënës në Instagram duke u kërkuar njerëzve të kërkojnë ndihmë nëse po vuajnë nga varësia ndaj substancave narkotike.

Në korrik të vitit 2018, u raportua se Lovato ishte shtrirë në spital pas një mbidoze të drogës.

Pasi kaloi një kohë në qendrën e rehabilitimit, ylli u shpreh se ndihej “mirënjohëse që ishte gjallë”.

Ajo ndau një seri postimesh në Instagram story duke zbuluar se të premten do të bënte shtatë vjet qëkur kishte hequr dorë nga substancat narkotike.

Këngëtarja e “Sorry Not Sorry” tha se nuk pendohej që i kishte përdorur sërish këto substanca pasi që “kishte nevojë t’i bënte këto gabime”.

“Por nuk duhet të harroj kurrë se kjo është pikërisht çfarë ishin: gabime”, shtoi ajo. “Nuk i kam humbur gjashtë vjet. Unë gjithmonë do ta kem atë përvojë por tani vetëm do të filloj një rrugëtim dhe numërim kohe të ri”.

Lovato e përfundoi serinë e mesazheve duke i përgjëruar të tjerët që të kërkonin ndihmë nëse po luftonin kundër përdorimit të substancave narkotike.

“Nëse i jeni rikthyer përdorimit të substancave dhe keni frikë të kërkoni ndihmë përsëri, thjesht dijeni se është e mundur t’i ndërmerrni ata hapa drejt shërimit”, tha 26-vjeçarja. “Nëse jeni gjallë sot, mund t’ia dilni mbanë. Ju ia vleni”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.