00:00:00
22 Feb

‘LOST’: ABC e hapur për një vazhdim të serialit

ABC është i hapur për idenë e vazhdimit të LOST, megjithëse nuk është në zhvillim e sipër.

Një video e shkurtë me disa nga serialet më të rëndësishme të ABC-së e shfaqur të martën në Shoqatën e Kritikëve të Televizionit, duke përfshirë pamjet e Matthew Fox (Jack Shephard) duke thirrur: “Ne duhet të kthehemi!” Momenti i famshëm nga sezoni i tretë i serialit bëri që një gazetar të pyes shefin e programit të ABC-së Karey Burke nëse do të ketë një vazhdim të serisë

“Do të doja shumë”, tha Burke. “Ky është një vazhdim që unë do të isha i interesuar për ta parë”. Por komentet duket se u bënë vetëm sa për t’ju përgjigju pyetjes e gazetarit. Shpresat u hodhën poshtë edhe kur auditori u tha se nuk po planifikonin të vazhdonin serialin.

Vazhdimi i serialit të ABC-së duket e pashmangshme duke pasur parasysh popullaritetin e tij. Në fakt, prodhuesi ekzekutiv Carlton Cuse më parë shprehu shpresën e tij për të parë kthimin e LOST  në televizion.

“Damon [Lindelof] dhe unë, me të vërtetë ndjehemi si na është dhënë një mundësi e pabesueshme për të treguar historinë që dëshironim të tregonim”, tha Cuse për ComicBook.com në vitin 2017. “Kjo ishte me të vërtetë shfaqja e parë ku ne e caktuam fundin, ne treguam historinë që dëshironim të tregonim. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë përpjekje apo ndonjë bisedë mes nesh për të bërë ndonjë gjë tjetër”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.