00:00:00
17 Jan

Lindsay Lohan dëshiron ta luajë rolin e ‘The Little Mermaid’

Lindsay Lohan nuk ka hequr dorë nga ëndrra e saj për të qenë pjesë e “The Little Mermaid”.

Kur Disney po sjell fillmat e tij klasik si Aladdin, Dumbo dhe The Lion King në jetë duke ndjekur suksesin e Beauty and the Beast të vitit 2017, The Little Mermaid do ta ketë të njëjtin fat. Përderisa mundësia e dytë e Ariel për të qenë pjesë e botës tonë është ende në zhvillim, Lohan në shkurt të vitit 2017 e bëri të qartë në një postim në Instagram se ajo dëshiron ta luajë rolin e sirenës flokëkuqe—dhe gati dy vite më vonë, ajo vazhdon të mendojë njësoj. Në një intervistë për Variety, Lohan pranoi se është fanse e madhe e filmit.

“The Little Mermaid është filmi im i preferuar që kur kam qenë fëmijë”, tha Lohan. “Sa herë që e shikoj atë, ai më bën të lumtur dhe më vjen t’ju them të gjithëve ejani dhe shikojeni filmin”.

Lohan u pyet nëse Disney i kishte ofruar asaj rolin në film dhe ajo tha që jo ende por ajo kishte në plan ta ndryshonte këtë.

Sidoqoftë, Lohan nuk është e vetmja që ka shprehur interesim për këtë rol pasi që Audra McDonald e cila e ka luajtur rolin e Madam de Gardrobe në Beauty and the Beast ka thënë se do të dëshironte të përfshihej në film.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.