Lindi foshnja e parë nga mitra e transplantuar

Një vajzë e shëndetshme ka lindur duke përdorur një mitër të transplantuar nga një trup i vdekur.

Transplanti 10 orësh- dhe më pas trajtimi për fertilitet- u bë në São Paolo, Brazil në vitin 2016. Mamaja, 32 vjeçare kishte lindur pa mitër.

Janë bërë 39 transplante të mitrës nga donatorë të gjallë, duke përfshirë nëna të cilat i kanë dhuruar mitrat vajzave të tyre, gjë që ka rezultuar në 11 foshnje të lindura.

Por 10 transplantet e mëhershme nga trupat e vdekur kanë dështuar ose kanë përfunduar në abort.

Në këtët rast, donatorja e mitrës ishte një nënë e tre fëmijëve në mes të katërdhjetave e cila vdiç nga gjakderdhja në tru.

Përfituesja kishte sindromin e Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser, i cili prek një në 4,500 gra dhe rezulton në mos formimin e duhur të vagjinës dhe mitrës.

Sidoqoftë, vezoret e saj ishin në rregull dhe doktorët ishin në gjendje t’i largojnë vezët, fertilizojnë ato me spermën e babait dhe ngrijnë ato.

Gruas iu dhanë hapa që e dobësojnë sistemin e saj imunitar për të parandaluar trupin e saj ta sulmojë dhe refuzojë transplantin.

Pas  6 javësh ajo filloi të kishte menstruacione dhe pas 7 muajsh u vendosën vezët e fertilizuara. Ndërsa, pas një shtatëzanie normale, një foshnje 2.5 kg u lind me operacion Cezarian më 15 dhjetor 2017.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.