Librashitësit protestojnë pasi që Amazon largon AbeBooks

Qindra librashitës kanë marrur ‘pushim’ nga marketi i librave të përdorur shkaku që kjo kompani ka larguar punëtorë nga shtete si Rusia dhe Korea e Jugut.

Motoja e International League of Antiquarian Booksellers, “Amor librorum nos unit” ose “dashuria e librave na bashkon”, është miratuar si një thirrje beteje këtë javë nga një ushtri prej qindra librashitës të librave të përdorur në të gjithë botën. Nga Australia në Meksikë, ata janë bashkuar në një goditje të shpejtë ndaj Amazon, pasi tregu i librave të tij të përdorur AbeBooks njoftoi se do të tërhiqet nga tregjet duke përfshirë Korenë e Jugut dhe Rusinë, gjë e cila librashitësit kanë frikë se do të shkatërrojë bizneset vendase.

Librashitësit në Hungari, Republikën Çeke, Korenë e Jugut dhe Rusinë u njoftuan nga AbeBooks se që nga 30 nëntori, “nuk do të mbështeteshin”. “Kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim“, shtoi tregu, i cili u themelua në vitin 1995 dhe u ble nga Amazon në 2008.

Schicks kontaktoi me International League of Antiquarian Booksellers (ILAB), e cila mobilizoi anëtarët e saj – duke përfshirë librashitësin britanik Simon Beattie, i cili propozoi një protestë masive në solidaritet me ata që janë prekur nga tërheqja e AbeBooks, duke marrë atë që ai e përshkroi si një “pushim”. Tani, rreth 2.6 milion libra nga më shumë se 460 librashitës në 26 vende janë të shënuara si “përkohësisht të padisponueshme”.