00:00:00
22 Feb

Liam Neeson: Filmi ‘Cold Pursuit’ grumbullon $11 milionë në arkë

Incidenti i fundit në lidhje me deklaratat raciste të bëra nga Liam Neeson nuk duket se kanë pasur ndonjë ndikim në arkën e filmit.

‘Cold’Pursuit’ ishte filmi i tretë më i famshëm në kinematë amrikane dhe kanadeze, duke mbedhur 10.8 milionë dollarë mes të premtes dhe të dielës, bazuar në llogaritjet e studios.

Fitimet nga vikendi i parë i dramës, e cila temë kryesore ka hakmarrjen, ishin pak më të ulëta se sa fitimet që i kishte marrë në filmat e tjerë thriller.

Aktori 66 vjeçar u përball me një “zjarr” javën e kaluar pasi pranoi se dikur ai kishte dashur të vriste çdo burrë të zi.

Në një intervistë, Neeson zbuloi se ai kishte shëtitur rrugëve vite më parë, duke shpresuar të shpreh zemrimin në ndonjë zezak të pafajshëm mbasi që kishte mësuar se një e afërme e tij ishte dhunuar nga një zezak.

Drejtori Spike Lee ishte ndër ata që i kritikuan deklaratat e aktorit, duke th[në se ai “nuk e di se çfarë ka bërë”.

“Njerëzit nuk e kuptojnë historinë”, tha producenti i filmave.

‘Cold Pursuit’, filmi në të cilin Neeson luan rolin e vozitësi i cili ju hakmerret shitësve të drogës të cilët ai i fajëson për vdekjen e djalit të tij, doli këtë javë në kinematë amerikane.

Sukseset më të mëdha të Neeson në arkë kanë qenë filmat ‘Taken’.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.