00:00:00
22 Mar

Lady Gaga kërkon falje për duetin me R Kelly

Lady Gaga ka kërkuar falje që ka punuar me R Kelly.

Kelly është akuzuar nga një numër grash për sjellje të dhunshme dhe kontrolluese, disa prej të cilave ishin edhe nën moshë.

Kelly ka mohuar të ketë bërë ndonjë veprim të gabuar dhe vitin e kaluar inçizoi një këngë në të cilën deklaronte pafajësinë e tij duke kënduar: “Po akuzohem shumë gabimisht”.

Në vitin 2013, Gaga realizoi duetin “Do What U Want” me Kelly. Ajo tani ka kërkuar falje që ka punuar me të, duke thënë se: “Më vjen shumë keq për gjykimin tim të dobët kur isha e re dhe që nuk kam folur më herët”. Ajo planifikon të largojë këngën nga shërbimet e transmetimit dhe shkarkimit.

“Qëndroj prapa këtyre grave 1000%, u besoj, e di se janë në dhimbje dhe duke vuajtur dhe ndjej fuqishëm se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe të merren seriozisht”, shkroi ajo në Instagram. “Çfarë po dëgjoj rreth akuzave kundër R Kelly është tërësisht tmerruese dhe e pajustifikueshme”.

Gaga është bashkëpunëtorja e nivelit më të lartë që ka dënuar veprimet e tij, Prodhuesja e dokumentarit “Surviving R Kelly”, Dream Hampton tha se u kishte kërkuar shumë figurave të famshme, përfshirë Lady Gaga, të shfaqeshin në dokumentar për të folur për Kelly por ata kishin refuzuar. “E kam pyetur Jay-Z. E kam pyetur Mary J Blige. E kam pyetur Lil’ Kim, Erykah Badu, Dave Chappelle… Shumë njerëz nuk duan të flasin për këtë”, tha ajo. “Më kujtohet që Ahmir Thomson më tha se ‘do të bëja çdo gjë për ty por nuk mund ta bëj këtë. Nuk është se ata e mbështesin Kelly mirëpo e gjitha kjo është shumë e rrëmujshme. Mirëpo është ky anashkalim që e ka lejuar këtë të vazhdojë”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.