00:00:00
22 Feb

Krijuesit e Game of Thrones do të bëjnë një trilogji të Star Wars

Pasi ‘Game of Thrones’ po i vjen fundi drejtuesit David Benioff dhe DB Weiss janë duke e kthyer vëmendjen e tyre tek projekti i ardhshëm i ‘Star Wars’.

Ende nuk dihet shumë rreth asaj se çfarë duhet të presim nga filmat të cilët ishin paralajmëruar vitin e kaluar, por duket se do të vijnë në formë të një trilogjie.

Ky lajm ka ardhur nga presidenti i rrejtit të HBO, Casey Bloys, i cili u pyet rreth ‘Confederate’, seria e tyre e vonuar e cila ngjalli debate që kur u lajmërua në vitin 2017.

Duke folur për TVLine, Bloys tha: “Vonesa ka të bëj me faktin se neve na janë ofruar tre filma Star Wars”.

Çfarë dihet është se seria Star war e dyshes “do të jetë e ndarë nga saga Skywalker dhe trilogjia e lajmëruar së fundmi e cila po zhvillohet nga Rian Johnson” dhe do të jetë një zgjerim i mëtejshëm i Disney dhe Lucasfilm universe”.

Detajet e Bloy tani lënë të nënkuptojnë se pas daljes  së filmit Star Wars: Episode IX të JJ Abram këtë dhjetor, ne do të kemi të paktën gjashtë filma të rinj të cilët do të dalin gjatë dekadës së ardhshme.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.