Krahasimi i iPad Pro dhe MacBook Pro

Një mori rezultatesh krahasuese janë shfaqur në Geekbench për iPad Pro të ri, dhe çipi i tij me tetë bërthama A12X Bionic është vërtet tejet i fuqishëm.

iPad Pro i ri ka arritur rezultate për vetëm një bërthamë dhe për shumë bërthama 5,025 dhe 18,106 respektivisht bazuar në një mesatare të dy rezultateve krahasuese, që e bëjnë më të shpejtin iPad deri tani dhe madje edhe të krahasueshëm me performancën e MacBook Pro të fundit 15 inç me çipat e tij Intel Core i7 me gjashtë bërthama.

Fakti se iPad Pro është konkurrent i performancës së MacBook Pro të fundit 15 inç me procesor 2.6GH Core i7 me gjashtë bërthama është mbresëlënës, por edhe më shumë kur e konsideroni faktin se të dy tabletët fillojnë prej 799 dollarësh. Konfigurimi i lartpërmendur i MacBook Pro ka çmim 2,799 dollarë, edhe pse me 512GB hapësirë për ruajtje.

Edhe iPad Pro i ri 11 inç me 512GB hapësirë për ruajtje kushton vetëm 1,149 dollarë, më pak se gjysma e MacBook Pro i pajisur me Core i7.

Në ngjarjen e vet të veçantë në Brooklyn të martën, Apple tha se iPad Pro i ri arrin deri në 90% performancë më të shpejtë të shumë bërthamave krahasuar me modelet e veta paraprake dhe rezultatet e Geekbench e mbështesin këtë pohim. Rezultati  bërthamave të  iPad Pro të ri është 94 përqind më i lartë sesa i modeleve të vitit të kaluar.

MacBook Pro i konfiguruar me çip 2.9GH Core i9 me gjashtë bërthama është më i shpejtë sesa iPad Pro në aspektin e performancës së shumë bërthamave, apo të vetëm një bërthame, sikurse iMac Pro, por tableti luksoz i Apple po bëhet një nga produktet e shitura më së shpejti për shkak të dizajnit të avancuar të çipit.

Rezultatet e krahasimit tregojnë edhe se modelet e reja iPad Pro kanë ose 4GB ose 6GB RAM varësisht prej konfigurimit. Në Twitter, krijuesi shumë i  njohur i softverit Steve Troughton-Smith tha se versioni me 6GB RAM kufizohet me konfigurimin 1TB, me konfigurime 4GB RAM në 64GB, 256GB dhe 512GB.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.