00:00:00
23 Mar

Konsumimi i pijeve dietale me disa rreziqe për shëndetin

Konsumimi i më shumë se dy pijeve dietale për çdo ditë mund të shtojë rrezikun e sulmit në tru, sëmundjeve të zemrës dhe madje edhe vdekjes së parakohshme, tregon një studim i ri.

Studimi zbuloi se pjesëmarrësit që konsumonin dy apo më shumë pije dietale në ditë kishin 23% rrezik më të lartë të sulmit në tru krahasuar me ata që konsumonin një në javë apo asnjë.

Pijet u zbuluan se rrisnin gjithashtu probabilitetin e një personi për sëmundje në zemër për 29 përqind ndërsa 16 përqind ishin më të prirur të vdisnin para kohe.

Analizat e mëtutjeshme treguan se edhe obeziteti luante një rol ku pjesëmarrësit me mbipeshë kishin dy herë më shumë rrezik të sulmit në tru.

Dr. Yasmin Mossavar-Rahmani, autorja kryesore e studimit dhe profesoreshë e asociuar ne epidemilogjisë klinike dhe shëndetit të popullsisë në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein tha se:

“Shumë njerëz, veçanërisht ata që janë me mbipeshë pinë pije me pak kalori për të zvogëluar kaloritë që konsumojë. Studimi ynë dhe studime të tjera observuese kanë treguar se pijet e ëmbëlsuara artificialisht mund të mos jenë krejtësisht të padëmshme dhe se konsumimi i lartë mund të jetë i lidhur me një rrezik më të lartë të sulmit në tru dhe sëmundjeve të zemrës”.

“Është e rëndësishme të theksohet se para se të aprovohen për përdorim në treg, ëmbëlsuesit me pak kalori testohen plotësisht dhe siguria e tyre si dhe mungesa e ndonjë efekti negative në shëndet është konfirmuar vazhdimisht përreth botës”, tha Shoqata Ndërkombëtare e Ëmbëlsuesve në reagim ndaj këtij studimi.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.