00:00:00
22 Feb

Konsumimi i pemëve dhe perimeve ndikon në shëndetin mendor

Hulumtimi tregoi një lidhje pozitive mes sasisë së pemëve dhe perimeve të konsumuara dhe mirëqenies mendore të vetë-raportuar të njerëzve.

Konkretisht, gjetjet tregojnë konsumimi i vetëm një porcioni shtesë i pemëve dhe perimeve në ditë mund të ketë një efekt ekuivalent në mirëqenien mendore, si ai i 8 ditë ecjeje në muaj.

Dr Neel Ocean nga Universiteti i Leeds ka thënë: “Dihet  se konsumimi i pemëve dhe perimeve mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin fizik.

“Kohët e fundit, studimet më të reja kanë sugjeruar se mund të përfitojnë gjithashtu edhe në mirëqenien psikologjike.

“Ndërsa nevojitet punë e mëtejshme për të demonstruar shkakun dhe efektin, rezultatet janë të qarta: njerëzit që hanë më shumë pemë dhe perime raportojnë një nivel më të lartë të mirëqenies mendore dhe kënaqësisë në jetës sesa ata që hanë më pak”.

Dr Howley tha: “Duket se ka akumulime të dëshmive për përfitimet psikologjike të pemëve dhe perimeve. Pavarësisht nga kjo, të dhënat tregojnë se shumica e njerëzve në Britani të Madhe ende konsumojnë pak.

“Nxitja e zakoneve më të mira dietike mund të jetë jo vetëm e dobishme për shëndetin fizik në një afat të gjatë, por gjithashtu mund të përmirësojë mirëqenien mendore në një afat më të shkurtër”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.