Kjo maskë me gurë nefriti për sy është mënyra më luksoze për eliminimin e qeskave nën sy

Thuhet se punët e mëdha shihen – dhe askund jo aq dukshëm se sa pas një gjumi të mirë të natës. Nëse keni pushuar tetë orë të plota, por prapë jeni zgjuar me qeska nën sy që ju bëjnë të dukeni sikur keni qarë histerikisht për një orë të plotë, atëherë mund të kuptoni. Fatkeqësisht, metodat e teknologjisë së ulët për trajtimin e qeskave të përmendura, si shpërlarja me ujë akull të ftohtë, kanë nevojë të madhe për një përmirësim.

Ekspertja e Wellandgood, ndërkohë që e balanconte çi energjinë e saj dhe zbuste inflamacionin, u intrigua nga një maskë “magjike” me gurë nefriti (apo jade, në gjuhën angleze) për sy nga GingerChi.

Para së gjithash, në qoftë se ju jeni të njohur me rulet me gurë prej nefriti (të cilat gjithashtu eliminojnë qeskat nën sy dhe ndihmojnë në promovimin e kullimit limfatik), e dini se sa të bukura janë këto gurë. Në formën e një maske për sy, kjo maskë e mrekullueshme me gurë të gjelbërt është si një ëndërr e dashamirësve të kristalit. Përshkrimi i tij është po aq tërheqës, duke thënë se “emeton energji shëruese në mëlçi, fshikëzën e tëmthit dhe në veshka”, që ajo pretendon se do të ndihmojë përmes qetësimit dhe detoksifikimit të organeve të stresuara.

Jo vetëm kaq, kjo është edhe një aksesor mbretëror: “Perandoreshat në Kinë me mijëra vjet kanë përdorur maskë me gurë prej nefriti,” sipas Ginger Chi. Marrë parasysh se kam dëshirë të shtirem kinse po zgjohem në si një mbretëreshë e vërtetë kështjellën time, me pamje të Central Park (të shtirem, thash), kjo duket si një shtesë përfekte në rutinën time të bukurisë.

Të zvogëlosh fryrjet në luks

Meqenëse maska e syrit është me të vërtetë e ngjashme me një rul me gurë prej nefriti – të cilin e kam përdorur me bollëk për të ndihmuar nxitjen e kullimit limfatik të fytyrës – nuk ka shumë për të testuar përveç metodës së aplikimit.

“Natyrisht, nefriti si një gur ka një temperaturë të ulët, kështu që gjithmonë është i ftohtë”, shpjegon Sonia Keuroghlian, një blogere e bukurisë natyrale dhe eksperte për mirëqenie. “Kjo i jep atij përfitimin e [ndihmës] shtrëngimit të enëve të gjakut në lëkurë, e cila pastaj zbut fryrjen.”

Shtrëngon enët e gjakut në lëkurë, e cila pastaj zbut fryrjen.

Në mos diç tjetër, vendosja e kësaj maske mbi zonën e syve, si gjë e parë në mëngjes, do t’ju zgjojë menjëherë – sigurisht sevet është e ftohtë dhe nuk ka nevojë për ftohje (megjithëse funksionon edhe ashtu nëse keni keni dëshirë). Ekspertja e Ginger Chi thotë se atë duhet mbajtur “për aq kohë sa të keni nevojë”, ndërkohë që ajo vet thotë se shtrihet gjysmë-ulur (në mënyrë që të mos bjerë përsëri në gjumë), dhe përpiqet të meditojë, por me të vërtetë vetëm mendon për  listën e gjërave që duhet t’i bëjë gjatë ditës. Pasi lodhemt nga kjo – që realisht, sipas saj, është pas rreth 5 minutash më vonë – ajo e heq maskën dhe shikohet në pasqyrën më të afërt.

Ajo pohon se maska i ka ndihmuar disi me zbutjen e fryrjes së syve në mëngjes (është më pak e rëndë), por ende duket … disi e lodhur. Lajmt të mirë e konsideron faktin se nuk ka qeska të errëta nën sy, kështu që edhe nëse është nga qarkullimi nga gurët e ftohtë të nefritit ose një sekondë e të qenit të zgjuar, I ka eliminuar. Ajo thotë se e kupton faktin se nuk është krejtësisht e “zbutur” nga sytë e  fryrë, sepse nuk ka kushtuar një kohë të mjaftueshme për të qetësuar sytë me maskën.

Keuroghlian vëren se maska me gurë nefriti mund të ketë një efekt të ngjashëm si një zhytje nxehtë – ftohtë kur përdoret në rutinën e kujdesit ndaj lëkurës. “Duke shtrënguar enët e gjakut, ajo mbyll poret  – prandaj është mirë të aplikohen produktet e kujdesit të lëkurës pas pastrimit, pastaj të vendosni maskën për t’i mbyllur ato,” thotë ajo. “Lëkura juaj do të ftohet dhe më pak gjera do të avullohen, kështu që më shumë do të mbetet në lëkurë. Pas kësaj, lëkura do të jetë më e butë për aplikimin e tualetit. “

“Unë e provoj përsëri në mes të rutinës time të kujdesit të lëkurës, siç e rekomandon Keuroghlian, dhe vërej se lëkura ime është më e butë dhe poret e mia duken më të vogla (ndoshta nga gurët e ftohtë). Ndjesia e ftohjes është me të vërtetë qetësuese dhe bën pak  magji – kështu që nuk është vetëm askesor për sy që duhet pasur në tavolinën tuaj në dhomën e gjumit,” thotë ekspertja.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.