Kina zotohet për zbatim të shpejtë të angazhimeve ndaj SHBA-ve

Zyrtarët kinez kanë thënë se kanë “besim në zbatimin” e angazhimeve tregtare të bëra ndaj SHBA-ve “sa më parë që është e mundur”, pa dhënë detaje.

Lufta tregtare është zhvilluar me vënien e taksave miliardëshe nga të dyja palët për produktet e njëra-tjetrës.

Gjatë fundjavës, presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping janë pajtuar për një armëpushim të përkohshëm në takimin e G20-ës në Argjentinë.

Por shqetësimet rrjedhin nga mospërputhshmëria e informacioneve nga të dyja palët.

SHBA-të dhe Kina i kanë pauzuar armiqësitë pas shumë muajsh tarifa tytë më tytë, duke u pajtuar të mos vendosin çfarëdo obligimesh për 90 ditë.

Kjo parandaloi një eskalim të shumëpritur në luftën tregtare. Tarifat tashmë të imponuara në produktet kineze kanë ardhur në fillim të vitit dhe është kërcënuar për tarifa shtesë.

Që nga bisedimet, Trump ka dhënë detaje në Twitter – por një pjesë e informacionit nuk përputhej me atë që thonin zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe Pekini nuk ka komentuar fare.

Hutimi i ka lënë shumë njerëz në mëdyshje nëse bisedimet do të rezultojnë me përfundimin e luftës tregtare, e cila tashmë po e lëndonte industrinë dhe shumë frikësoheshin se do ta bllokojë ekonominë botërore.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.