00:00:00
22 Mar

Kevin Spacey në gjykatë për akuzat rreth sulmeve të pahijshme

Aktori Kevin Spacey është shfaqur në gjykatë për t’u përballur me një akuzë të një sulmi të pahijshëm që rrjedh nga një pretendim për ngacmim në vitin 2016.

Ai është akuzuar për sulm seksual të një 18-vjeçari pasi e kishte dehur fillimisht me alkohol në një bar në Nantucket në vitin 2016.

Akuza kundër tij ka pasur edhe në Londër dhe Los Angeles.

Spacey, 59 vjeç, u rrethua nga mediat pasi që arriti në gjykatën e stërmbushur në ishullin turistik zakonisht të qetë të Nantucket me aeroplan privat.

Ai u lirua pa pasur nevojë të paguante lirim me kusht pas një séance 10-minutëshe.

Gjykatësi e caktoi seancën e radhës për 4 mars.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me deri pesë vite burg.

E gjithë kjo polemikë ka bërë që aktori të humbasë një numër rolesh, përfshirë atë në serinë e Netflix “House of Cards” dhe filmin e vitit 2017 “All the Money in the World” që u xhirua sërish pa të.

Në vigjilien e Krishtlindjeve, Spacey postoi një video duke kundërshtuar të gjitha akuzat kundër tij. Në klipin e titulluar “Më lini të jem i sinqertë”, Spacey u shfaq si personazhi i tij Frank Underwood nga “House of Cards” dhe tha: “Sigurisht se nuk do ta paguaj çmimin për gjëra që nuk i kam bërë”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.