00:00:00
23 Mar

Këngëtarja Joss Stone performon në Kore të Veriut

Këngëtarja britanike Joss Stone ka performuar në një bar në Korenë e Veriut, si pjesë e një përpjekjeje për të performuar në ҫdo vend të botës.

Artistja nga Devoni është fotografuar duke kënduar në një bar në kryeqytetin Pheniani.

Stone shpalli vizitën si pjesë e një turneu në gjithë botën, më parë ajo kishte performuar në Siri.

Ajo shkroi në Instagram se ajo kishte mësuar një këngë koreane për turne.

“Unë jam duke mësuar një këngë e quajtur arrirang e cila duket se është këngë kombëtare e Koresë dhe duket mjaft këngë e mirë”.  Ajo ishte duke i referuar ‘Arirang’ një këngë popullore koreane e cila ishte futur në listën e Trashëgimisë kulturore të paprekshme të Unesco-s nga dy Koretë.

Këngëtarja tha se Simon Cockerell i cili i udhëheq Koryo Tours në vendin e izoluar i kishte ndihmuar të shkonte në Kore të Veriut.

Në këtë udhëtim ajo takoi edhe ambasadorin britanik në Kore të Veriut, Colin Brooks.

“Ishte pak e frikshme të kaloje kufirin pasi natyrisht nuk kishim absolutisht asnjë ide se ҫfarë mund të gjenim”, shkroi ajo në Instagram. “Ne vetëm duhet t’i besojmë njerëzve që po mundohen të na këshillojnë dhe të kujdesen për ne”.

 

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.