00:00:00
22 Mar

KEDS: Nuk ka reduktime

Duam ta informormojmë opinionin se nuk po aplikohen reduktime në asnjë pjesë të Kosovës. Disa media vazhdojnë të keqinformojnë opinionin se ka reduktime. Kjo nuk është e vërtetë.

Ndaljet e herëpashershme të energjisë bëhen për shkak të intervenimeve të domosdoshme në rrjet për të sanuar problemet teknike. Këto probleme teknike ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara, e aq më tepër te ne ku rrjeti është shumë i vjetër.

E përsërisim edhe një herë ndaljet e herëpashershme ndodhin vetëm në raste kur ka prishje, apo në raste ku duhet intervenuar patjetër për të siguruar mbarëvajtje të rrjetit. Këto raste monitorohet nga ZRRE e cila ka ekipet e veta në terren dhe mund të verifikohen.

KEDS ka angazhuar ekipe shtesë për të siguruar që këto intervenime të domosdoshme të kryhen në afat sa më të shkurtër dhe që konsumatorët të afektohen sa më pak.

Ne do të ju njoftojmë vazhdimisht për këto raste të intervenimeve të domosdoshme dhe kohëzgjatjen e tyre përmes mediave sociale. Me këtë rast jemi shumë mirënjohës për punën e kolegëve tanë të cilët po e bëjnë të pamundurën dhe duke punuar në kushte shumë të vështira atmosferike.

Kosova këto ditë ka shënuar rekordin e konsumit të energjisë elektrike. Pasiqe prodhimi vendor nuk arrin ta mbulojë tërë konsumin ne kemi blerë energji nga importi për të siguruar që të mos ketë reduktime. Vetëm gjatë muajit dhjetor ne kemi importuar rreth 90.000 MW.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.