00:00:00
17 Jan

KEDS/KESCO ofron furnizim pa ndërprerje

KEDS/KESCO njofton konsumatorët se është duke ofruar furnizim pa ndërperje me energji elektrike.

Kërkesa është më e larta e shënuara ndonjëherë duke thyer rekorde cdo ditë, por kompania është duke e importuar tërë sasinë që nuk po mund të mbulohet nga prodhimi vendor.

Në këtë situatë, që të lehtësohet mbarëvajta e furnizimit, apelojmë tek konsumtorët që të kenë kujdes dhe të kursejnë aty ku kanë mundësi, sidomos në zonat e mbinngarkuara. Evitimi i ngrohjes me energji elektrike nëse ka mundësi të formave alternative është i mirëseardhur. Kjo, pasi në zona të caktuara po shkakohet tejnxehje e aseteve, deri në skuqjen e trafove dhe telave, që e bën intervenimin të domosdoshëm.

Të njëjtën kohë, KEDS ka 300 punëtorë të mobilizuar në terren, për ta sanuar në kohën më të shkurtër cdo defekt eventual.

KEDS ka përgatitur maksimalisht rrjetin paraprakisht për ballafaqim me kushtet e rënduara atmosferike. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në vazhdimësi duke punuar në përforcim të rrjetit, duke i zëvëndësuar pajisjet e dëmtuara, sikurse duke i pastruar trasetë e rrjetit.

Gjatë viti që po lëmë pas janë kryer shumë investime, të cilat e kanë rinuar komplet rrjetin në dhjetëra lokalitete anëmbanë Kosovës.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.