Karakteristikat e MacBook Air të ri

MacBook i ri me ekran Retina që fillon prej 1,199 dollarë ka densitet pikselësh në ekranin e ri, korniza më të vogla, Touch ID, çipin e sigurisë T2, një trackpad (mausi i laptopit) dhe një dizajn më të vogël.

Thjesht ësht kompjuter që ju lejon të bëni çkado që dëshironi, edhe pse disa gjëra mbase janë përtej aftësive të tij. Ju mund t`i hapni 20 faqe, tetë aplikacione dhe të editoni foto në të njëjtën kohë. Dhe mbi të gjitha është kompjuter i njohur, i bën të gjitha gjërat ashtu si jeni mësuar.

Për 100 dollarë më shumë mund ta merrni një MacBook Pro 13 inç me procesor më të fuçishëm dhe ekran më të ndritshëm që peshon vetëm 300 gramë më shumë. Asnjëri nuk kanë Touch ID.

Ndryshimet mes MacBook Air të ri dhe atij paraprak janë fillimisht portet dhe mbushja. Air i ri i ka dy porte USB-C të cilat i përdorni për të lidhur gjithçka, duke përfshirë mbushjen. Është standardi i ri për gati gjithçka përveç iPone-ve. MacBook i ri i ka një kabull vazhdues për më shumë USB.

Edhe ekrani është ndryshe. Ekrani i MacBook Air të ri është Retina, me rezolucion 2560 x 1600 pikselë.

Dhe ndryshimet tjera janë tastiera, Touch ID dhe siguria. Tani mund të kyçeni vetëm me shenja të gishtërinjve, dhe është tejet e shpejtë.

Karsakteristikat kryesore të MacBook Air me ekran Retina janë:

Ekrani :13.3 inç Retina Dispaly, 2560 x 1600, ndriçim maksimal 300 nit.

Siguria: Touch Id, çipi T2.

Procesori: intel Core dual i gjenratës së tetë i5 Y-series, 1.6 gigaherc.

Hapësira për ruajtje: 128GB, e konfigurueshme deri në 1.5TB.

RAM: 8GB, e konfigurueshme deri në 16GB.

Bateria: 50.3 wat për orë, me deri në 12 orë shlfetim në web.

Portet: dy porte thunderbol 3 USB-C, një vend për kudje.

Dimensionet: 0.61 x 11.97 x 8.36 inç.

Pesha: 1.250 gramë

MacBook Air i ri është më i shpjetë sesa i vjetri, por jo aq sa pritej pas tri vitesh.