Kanceri i gjirit tek burrat dhe simptomat e tij

Hulumtuesit e Mayo Clinic në Florida kanë shpallur se janë duke zhvilluar një vaksinë kundër kancerit e cila besojnë se do të parandalojë një formë agresive të kancerit të gjirit. Shpresohet se gratë dhe burrat e prekur nga kjo sëmundje të përfitojnë nga kjo vaksinë.

Por si është e mundur që burrat të preken nga kanceri i gjirit, cilat janë simptomat të cilat burrat duhet të i kushtojnë rëndësi dhe si duhet të trajtohet sëmundja?

Sa i shpeshtë është kanceri i gjirit tek burrat?

Rreth 390 burra diagnostikohen me kancer të gjirit çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar, në krahasim me 54,800 gra, bazuar në studimin për kancer në Angli.

Burrat të cilët janë në moshën 60 dhe 70 vjeçare janë më të prirur për tu diagnostikuar me këtë sëmundje. Poashtu, burrat që kanë nivel më të lartë të etrogjenit, kanë gjithashtu më shumë mundësi për tu prekur nga kjo sëmundje.

Njejtë si me gra, nëse një burrë në familje ka qenë i prekur nga kjo sëmundje, atëherë gjasat që edhe ai të preket janë shumë të mëdha.

Cilat janë simptomat?

Simptoma më e zakonshme të cilët burrat duhet të shikojnë është një gungë e cila mund të ndjehet afër thithkave.

Simptoma të tjerë të rëndësishëm janë: lëng që del nga thithkat, një thithkë e ndjeshme, ënjtje në zonën e gjoksit, ulcera në gjoks ose limfa nën sqetulla.