Kanadaja po kërkon mbushjen e 430,000 vendeve të lira të punës

Një grup biznesi paralajmëroi të martën se zvogëlimi i punëve në Kanada po thellohet, me më shumë se 430,000 punë në firma të mëdha dhe të mesme që kanë mbetur të pa mbushura të paktën për katër muaj.

Shkalla e vendeve të lira të punës është rritur në 3.3 përqind, nga 2.9 përqind një vit më parë, tha Federata Kanadeze e Biznesit të Pavarur (CFIB) në një raport.

Kjo është “mbi rekordet e vendosura para krizës financiare të vitit 2008 dhe bizneset vërtet po e ndjejnë trysninë”, tha ekonomisti i lartë i CFIB-së Ted Mallett.

Sipas sgjencisë së statistikave të qeverisë, shkalla e papunësisë ra në 0.1 pikë përqindjeje në tetor, afër një rekordi të ulët prej 5.8 përqind.

Zvogëlimi i numrit të punëve, sipas CFIB-së, është pjesërisht akute në shërbime, ndërtimtari, agrokulturë, sektorët e vajit dhe gazit dhe po e ngrit presionin e pagave.

Lansimi i të dhënave vjen kur qeveria federale dhe e Quebec-ut kishin mospajtime për objektivat e emigracionit.

Kryeministri i Quebec-ut, Francois Legault, është zotuar të zvogëlojë imigracionin, përkundër faktit se provinca që kryesisht flet frëngjisht po goditet nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar.

“Ajo që dëgjoj në Quebec është ndërmarrës, biznese të shqetësuara për mungesën e punës, kështu që nuk jam i sigurt se është koha më e mirë për të ulur imigracionin”, komentoi kryeministri Justin Trudeau.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.