00:00:00
23 Mar

Kablloja 10 milionëshe then rekordin e shpejtësisë së internetit

Kabllot nën ujore janë themelore për përdorimin e internetit. Duke lidhur vende si Shtetet e Bashkuara me Evropën, Francën me Indinë, këto kabllo me fibra optike nëndetëse lejojnë rrjedhjen e trafikut të rrjetit në botë.

Një kabllo e tillë është Marea. Ajo shtrihet nga Virginia Beach në SHBA e deri në Balboa në Spanjë. Dhe së fundmi, një kompani e quajtur Infinera lajmëroi se ka thyer rekordin për numrin e të dhënave që mund të dërgojë nëpërmjet kësaj kablloje.

Numri i përgjithshëm i kabllove nënujore në përdorim deri më tani është 378, sipas një kompanie të quajtur TeleGeography, e cila kryen hulumtimin e tregut të telekomit. Kabllot moderne përdorin fibra optike dhe laser për të transmetuar të dhëna. Kabllot kryesore përfundojnë lidhjet kyçe si New Jersey dhe Praia Grande, Brazili, ose Australia në Indonezi në Singapor.

Gjatësia e kabllos Morea, e cila theu rekordin është 4,104 milje. Ajo është në pronësi të Facebook, Microsoft dhe një kompani tjetër e quajtur Telxius. Brenda asaj kabllo gjendjen 8 palë fibra optike. Secila palë shërben si një rrugë e ndarë me trafik duke shkuar në një drejtim.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.