Ka dalë traileri i plotë i ‘Pet Sematary’ nga Stephen King dhe është lemeritës

Shpresoj se ju pëlqen të frikësoheni sepse traileri i ‘Pet Sematary’ ka dalë dhe ta fut tmerrin.

Nëse nuk e ke lexuar librin- ose parë filmin paraprak- Pet Sematar fokusohet në doktorin Louis Creed (Jason Clarke) i cili transferohet në Maine bashkë me gruan e tij Rachel (Amy Seimetz) dhe dy fëmijët e tyre. Pasi që vendoset në shtëpinë e re ai gjen një varrezë në malin afër shtëpisë së tij.

Më pas, kur ai dhe familja e tij goditen nga një tragjedi e papritur, doktori i kërkon ndihmë komshiut të tij të quditshëm, gjë që bëhet shkak i ngjarjeve të tmerrshme që ndodhin më pas.

Nëse nuk e din ngjarjen dhe ke dëshirë të frikësohesh, atëherë ja ku e ke mundësinë sepse kjo është një histori me të vërtetë e frikshme dhe adaptimi i ri duket i jashtëzakonshëm.

Filmi i ri drejtohet nga Kevin Kölsch dhe Dennis Widmyer, të cilët kanë punuar bashkë edhe në Starry Eyes.

Filmi vjen pas një suksesi jashtëzakonisht të madh që ka korrur IT- adaptim tjetër i romanit të Stephen King.

Pet Semetary pritet të del në kinema në Prill të vitit 2019.