00:00:00
23 Mar

Johnson shpëndan fotografinë e “Jumanji: Welcome to the Jungle”

Dwayne Johnson ka ofruar pamjet e para të vazhdimit të ardhshëm të “Jumanji: Welcome to the Jungle”.

Vazhdimi i filmit të vitit 1981, me Rob Williams në rol kryesor dhe i bazuar vetë në librin e vitit 1981 nga Chris Van Allsburg, “Jumanji: Welcome to the Jungle” u bë një hit i befasishëm. Jo vetëm që mblodhi kritika pozitive por edhe fitoi mbi 962 milionë dollarë në të gjithë botën duke u bërë filmi i pestë më fitimprurës në vitin 2017.

Johnson postoi në Instagram një fotografi të aktorëve kryesorë, përfshirë veten, Kevin Hart, Karen Gillan dhe Jack Black ku dukeshin po njësoj si në filmin origjinal.

“Po, grupi juaj i preferuar është rikthyer dhe duken në formë dhe të ligë”, shkroi ai në përshkrimin e fotos. “Edhepse gjërat mund të mos jenë siç duken. Ndaj përgatitu botë sepse së shpejti të gjithë do të luajmë kur të dalë një Jumanji tërësisht i ri gjatë festave. Oh, qejfi që do të bëni. Me dashuri, Dr. Bravestone”.

Filmi do të lansohet në kinematë e SHBA-ve me 13 dhjetor të vitit 2019.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.