Jep dorëheqje shefi i Crossrail dhe HS2

Shefi i programeve Crossrail dhe HS2, dy nga projektet më të mëdha të infrastrukturës së Britanisë, ka dhënë dorëheqje nga të dy rolet.

Sir Terry Morgan, 70 vjeçar ishte i përfshirë në projektin Crossrail të Londrës në dekadën e fundit dhe e ka marë rolin e tij në HS2 para katër muajsh.

Ai këtë javë  tha për BBC se ka pasur zhgënjim në Westminster rreth vonesave që ndikuan në Crossrail.

Elizabeth Line ishte dashur të hapej në dhjetor 2018.

Megjithatë, është shtyrë deri në vjeshtë të vitit 2019 për të lejuar më shumë kohë për testim.

Sir Terry të shtunën tha se e priste t`i thonin të dorëhiqej.

“Pritja ime është se do të më kërkojnë të jap dorëheqje dhe në interes të të dyja programeve, kjo është ajo që do ta bëj,” tha ai të hënën për BBC.

Ai tha se programi Crossrail ishte vonuar pjesërisht për shkak të vonesave në porositjen e trenave, që ishte përgjegjësi e kryetarit të Londrës, Sadiq Khan.

Khan tha: “Nuk isha i zemëruar vetëm pse më thanë që projekti Crossrail do të vonohej, por historikisht ka pasur mungesë të informacionit adekuat të ndarë nga udhëheqësia e lartë e projektit Crossrail me sponsorët e përbashkët të projektit – Departamenti për Transport dhe Tansport për Londrën.”

Buxheti i projektit ishte rritur nga 14.8 në 14.4 miliardë funta në korrik për shkak të “presionit të kostos”, dhe në tetor kryetarit të Londrës i ishin ofruar edhe 350 milionë funta shtesë si fond nga qeveria.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.