00:00:00
22 Feb

Jeff Bezos: Pronari i Amazon akuzon AMI për shantazh

Njeriu më i pasur në botë, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka akuzuar pronarin e një reviste amerikane për thashetheme për  përpjekje për ta shantazhuar atë me fotografi.

Ai tha se kompania American Media Inc (AMI), donte që ai të ndalonte hetimin se si ata i kishin marrë mesazhet e tij private.

Bezos dhe bashkëshortja e tij Mackenzie thanë se po divorcoheshin muajin e kaluar.

Orë më vonë revista publikoi detaje, duke përfshirë edhe mesazhet private, për një çështje jashtëmartesore.

AMI ende nuk i është përgjigjur kërkesës së BBC për komente.

Në një postim mahnitës  në blog të enjten, Bezos postoi një email që ai tha se i ishte dërguar ndërmjetësve të tij nga përfaqësuesit e AMI duke kërcënuar të botonin “fotot intime” të tij dhe të dashurës së tij, ish-prezentueses televizive Lauren Sanchez.

Miliarderi, i cili gjithashtu posedon gazetën e Washington Post, tha se AMI kishte dashur që ai të bënte një “deklaratë të rreme publike” që mbulimi i National Enquirer ndaj tij dhe zonjës së tij nuk ishte i motivuar politikisht.

Sipas e-maileve të postuara nga  Bezos në blogun e tij, një avokat i AMI propozoi të mërkurën se fotot nuk do të publikohen në këmbim të një deklarate publike “duke pohuar se [Bezos dhe ekipi i tij] nuk kanë njohuri ose bazë” për të dyshuar për një motiv të tillë.

Në vend që t’i dorëzohem shantazhit”, shkroi Z. Bezos, “Unë kam vendosur të botoj pikërisht ato që më kanë dërguar, pavarësisht nga kostoja personale dhe turpit që shkaktojnë”.

Në fillim të postit të blogut, Z. Bezos përmend lidhjet e AMI me Presidentin Donald Trump.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.