00:00:00
22 Feb

Ja cilat janë kamerat më të mira në treg për selfie

DxOMark Image Labs teston dhe klasifikon kamerat dhe telefonat e mençur – dhe tani edhe kamerat në pjesën e përparme. DxOMark prezantoi edhe kategorinë e re të vlerësimit të selfie, përmes klasifikimit të kamerës së përparme të një telefoni të mençur. Kategoria e re përfshin dymbëdhjetë telefonë të mençur, një listë që kryesohet nga Google Pixel 3, Samsung Galaxy Note 9, Xiaomi Mi MIX 3, Apple iPhone XS Max dhe Samsung Galaxy S9.

Kategoria selfie, e cila do të jetë e veçuar nga klasifikimi i kamerës së pasme, përdor edhe matjet objektive edhe analizën e imazheve të fotografuara. Secili telefon i mençur i testuar mund të bëjë të paktën 1,500 foto dhe më shumë se dy orë video në kushte të ndryshme, siç janë hapësirat e ndryshme të ndriçimit. DxOMark thotë se renditja e telefonave të mençur është e para e këtij lloji për industrinë.

Kompania thotë se testet janë të ngjashme me procedurat për klasifikimin e kamerave të pasme, por përfshin pajisje të reja testimi për t’u përqendruar në fotografitë e bëra me kamerat e përparme. Një manekin është përdorur për t’u siguruar që rezultatet e kamerës janë të qëndrueshme.

Rezultatet e selfie ndahen në nënkategori për ekspozim, ngjyrë, fokus, cilësi, zhurmë dhe ndriçim. Sistemi i renditjes së DxOMark do të mbetet i ndarë për kategorinë ekzistuese dhe për kategorinë e re Selfie. Rezultatet do të jenë gjithashtu në dispozicion në gjuhën kineze.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.