00:00:00
24 Mar

Ja çfarë kuptimi ka dashuria e vërtetë

Njerëzit që e kërkojnë “dashurinë e vërtetë” i krijojnë vetes një shpresë joreale sepse ata mendojnë se dashuria e vërtetë do të jetë e lehtë. Mirëpo kur shfaqen sfidat- kur ka një konflikt, keqkuptim, zhgënjim- është më e lehtë të hiqet dorë, të shërohen plagët dhe të vazhdohet përpara.

Miti i dashurisë aksidentale ka depërtuar në shoqërinë tonë përmes këngëve, filmave, librave dhe poezive. Ekziston një fiksim me idenë se dashuria e vërtetë do të ndodhë si me magji, shpeshherë kur “më së paku e presim”.

Faza e parë është ajo romantike që me kohë do të zbehet. Kimia është një përbërës thelbësor që dashuria të zgjasë megjithatë nuk është elementi i vetëm. Faza e romancës i mbush rezervat mjaftueshëm për t’i mundësuar çiftit të kalojë në fazën e dytë të lidhjes.

Faza e dytë është ajo e fuqisë në të cilën të dy personat brenda lidhjes do të individualizohen dhe gjatë këtij procesi fillon tërheqja e litarit. Derisa çifti të mos kenë mësuar çdo gjë për njëri tjetrin, nuk janë ende gati për të kaluar në fazën e përkushtimit.

Dashuria e vërtetë duhet të realizohet dhe të përmbushet plotësisht dhe kjo ndodhë vetëm pas shumë dekadash së bashku duke vazhduar ta zgjidhni njëri tjetrin.

Ta zgjidhni çdoherë të njëjtin person është një aftësi që mund të mësohet.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.