Inteligjenca Artificiale i mund njerëzit në Dota 2, përsëri

OpenAI Five, roboti i inteligjencës artificiale që më parë mundi njerëzit në lojën Dota 2, sapo ka pasur një test tjetër të “standardit” – duke luajtur me lojtarët gjysmë-profesional të  Dota 2 të renditur në përqindjen e 99.95-të në botë.

Këtë herë, njerëzit kishin luajtur pak më mirë.

Pasi fitoi disa lojëra fillestare me audiencën, OpenAI Five duhej të luante me një ekip njerëzish duke përfshirë ish-profesionistë të Dota 2 dhe komentatorët Merlini, Fogged, Cap dhe Blitz. Në një seri prej tre lojësh, OpenAI Five filloi fuqishëm, duke fituar dy ndeshjet e para tërësisht. Në ndeshjen e fundit, ekipi i OpenAI la audiencën të përzgjedhë ekipin e tyre të pesë heronjve, duke i penguar rëndë robotët ardhshëm. Kjo pengesë rezultoi që roboti të parashikonte se do të kishte vetëm 2.9 për qind shans për të fituar ndeshjen.

Dhe ky parashikim doli të jetë i saktë. Skuadra e njerëzve ka rikthyer një fitore, duke përfunduar serinë 2-1.

Ekipi i OpenAI kishte bërë disa ndryshime të vogla në rrjetin nervor të robotit gjatë muajit të kaluar, duke rritur kohën e reagimit dhe duke i shtuar strategji të reja.

“Ende duket se ata kanë një reagim shumë më të shpejtë kur ndodh diçka tronditëse,” tha David Farhi, një studiues me OpenAI, duke thënë se kjo mund të jetë një avantazh që roboti ka mbi ekipet njerëzore.

OpenAI Five është zhvilluar nga OpenAI, një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga Elon Musk dhe Sam Altman, dhe përdor një rrjet neutral dhe të mësuarit e makinës për të mësuar vetën të luajë Dota 2. Roboti mund të luajë me veten loja, që zakonisht do të zgjasin 180 vjetë, në një ditë, cdo ditë. Një version paraprak i sistemit kishte mundur profesionistë të lartë në versionin 1v1 të Dota në vitin 2017.

Qëllimi i OpenAI është të zhvillojë ekipin e tyre të robotëve për të mundur një ekip profesionistësh të Dota 2 në turneun më të madh vjetor Dota 2, “The International”.

“Unë do të kem besim në [OpenAI Five] dhe unë në të vërtetë mendoj se do të mundë ekipin pro”, tha William “Blitz” Lee, i cili luajti në ekipin njerëzor.

Aktualisht, ka ende disa kufizime në lojërat e OpenAI Five, pasi rrjeti nervor gradualisht ndërton mbi bazën e tij të njohurive. Me turneun që zhvillohet nga 20 deri më 25 gusht, ekipi ka vetëm disa javë për t’u përgatitur për lojtarët më të mirë të botës.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.