00:00:00
22 Feb

Instagram të lansojë “ekran ndjeshmërie” pas vdekjes së Russell

Instagram do të prezentojë “ekranë ndjeshmërie” për të fshehur fotografitë të lëndimit të vetvetes në një përpjekje që t’i mbrojë të rinjtë të cilët e përdorin këtë aplikacion.

Adam Mosse, i cili e mori përsipër Instagramin  pasi themeluesit e tij u larguan papritur në vitin 2008, ka premtuar një seri ndryshimesh pas vdekjes së adoleshentes britaneze Molly Russell, prindërit e të cilës besojnë se ajo bëri vetvrasje pasi u ekspozua nga fotografi të vetvrasjeve dhe lendimeve të vetvetes në Instagram dhe Pinterest.

Aplikacioni i cili është në pronësi të Facebook i largon  postimet që promovojnë ose inkurajojnë vetvrasjen ose lëndimin e vetes tha Mosseri, por ka probleme në gjetjen e atyre postimeve për t’i larguar, si dhe sigurimin se përdoruesit mund të shpërndajnë fotografi të lidhura me këto tema, në mënyra që i lejon ata të shprehen por që nuk nxitin vetvrasje. Kjo përfshin “ekranë ndjeshmërie” për fotografi të lëndimit të vetvetes, të cilat e turbullojnë fotografinë deri sa përdoruesi tregon qartë se dëshiron ta shohë fotografinë. Kompania gjithashtu ka bllokuar shfaqjen e fotografivetë prerjeve në motor të kërkimit, hashtag ose rekomendime të faqeve. Mosseri tha se ndryshimet do të bëjnë më të vështirë që njerëzit t’i shohin ato pamje.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.