Ilir Rexhepi- aktori kosovar që luan rolin e një serbi në serialin gjerman “Tatort”

Aktori kosovar Ilir Rexhepi është bërë pjesë e kastit të “Tatort”- serial i njohur gjerman. Në këtë serial Rexhepi do të luaj rolin e një sportisti serb. Përkrah aktorit kosovar luajnë edhe aktorët e famshëm: Jörg Hartmann, Anna Schudt, Samuel Finzi, Rick Okon, Viktoria Meyer, Sybille J. Schedwill etj.

Seriali “Tatort” është një prej serialeve më të dashura gjermane dhe transmetohet në televizionet gjermane për gati 50 vite. Ai ka filluar të transmetohet për herë të parë në vitin 1970.

Episodi në të cilin merr pjesë aktori kosovar quhet “Tod und Spiele” dhe është prodhim i produksionit “Warmer Bross”. Ky episod drejtohet nga regjisorja gjermane Maris Pfeiffer.

Në lidhje me paraqitjen e tij në këtë serial aktori Rexhepi ka thënë: “Paraqitem në rolin e një sportisti të quajtur ‘Serbi’. Eh pra, shqiptari luan edhe rolin e serbit në filmin gjerman. Ne po i zëvendësojmë ata në Evropë. Rolin e kam si serb dhe flas disa fjalë serbisht. Do të thotë, portretizoj figurën e një sportisti, por që është me prejardhje nga Serbia”. Shkaku që aktori i njeh mirë disa nga gjuhët që fliten në balkan bën që ai shpesh t’i portretizoj ata.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.