00:00:00
22 Feb

Ilaqi “Kali i Trojës” shkatërron tumoret

Një ilaç i kancerit që përdor një qasje të pashembullt të “kalit të Trojës” për të shkatërruar tumoret nga brenda ka treguar rezultate premtuese në gjashtë forma të ndryshme të sëmundjes.

Hulumtuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë përshëndetur rezultatet nga testet e hershme të ilaqit, të njohur si tisotumab vedotin (TV), pasi i ndaluan ose  tkurrën tumoret tek pacientët pa lënë mënjanë mundësi të tjera.

Trajtimi kombinon një agjent kimioterapie vrasës të kancerit me një antitrup, një molekulë biologjike që lidhet me shënuesit në sipërfaqen e qelizave të kancerit dhe shkakton që ilaçi të tërhiqet brenda.

Jo të gjithë pacientët iu përgjigjën trajtimit, por efektet e tij zgjatën prej 5.7 muaj e deri në 9.5 muaj në disa njerëz, në teste për kancerin e fshikëzës, ovarian, mushkërive dhe qafës së mitrës, të cilat nuk u përgjigjen më drogave standarde.

“Ajo që është kaq emocionuese për këtë trajtim është se mekanizmi i veprimit të saj është tërësisht i ri- vepron si një kalë i Trojës që të hyjë në qelizat e kancerit dhe t’i vrasë ata nga brenda”, shkruan profesor Johann de Bono nga Instituti i Kërkimit të Kancerit.

“Studimi ynë i hershëm tregon se ka potencial për të trajtuar një numër të madh të llojeve të ndryshme të kancerit, dhe veçanërisht disa prej atyre me nivele shumë të ulëta të mbijetesës”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.