00:00:00
17 Jan

IKShPK: Është izoluar rasti i parë i gripit sezonal

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal në
tërë territorin e Republikës së Kosovës duke intensifikuar punën në terren.

Nga 01 tetori deri më 9 janar 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë
raportuar gjithsej 17.119 raste të dyshimta në grip, 2.9148 raste të infeksioneve
respiratore akute dhe 16 raste të rënda respiratore akute).

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të komunave me
popullatë serbe.

Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës. Prizrenit dhe Podujevës
nga muaji tetor ka pasur rritje të lehtë përgjatë muajve pasues nëntor dhe dhjetor por nuk
kalon pragun epidemik.

Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK deri më 9 janar 2019 janë testuar
gjithsej 76 mostra të dyshimta në grip.

Sot më datë 09.01.2019 nga laboratori i IKSHPK-Qendra Kombëtare e Gripit është
konfirmuar një rast pozitiv në Influencën A.

Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të
kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të
mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta
dhe vitamina.

Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me
gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes
së rasteve.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.