00:00:00
22 Feb

Huawei: Trajtimi i çështjeve të sigurisë mund të marrë 5 vjet

Do të duhen tre deri në pesë vjet që Huawei të trajtojë çështjet e sigurisë të ngritura nga qeveria e Britanisë së Madhe, tha kompania.

Firma kineze, e cila ka rezervuar 2 miliardë dollarë për procesin, e përshkroi afatin kohor në një letër drejtuar deputetëve.

Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telecom-it, përballet me akuza se pajisjet e saj mund të përbëjnë një rrezik sigurie, akuza të cilat ajo i mohon.

Vitin e kaluar një raport i qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar theksoi disa fusha shqetësuese.

Letra iu dërgua javën e kaluar deputetëve të Commons Science and Technology Committee (Komitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Commons), por u bë publike të mërkurën. Në të, Ryan Ding, president i grupit të biznesit të Huawei tha se procesi i përshtatjes së programeve të tij dhe proceseve inxhinierike për të përmbushur kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar ishte “si zëvendësimi i komponentëve në një tren me shpejtësi të lartë në lëvizje”.

Disa qeveri, përfshirë ato të Francës dhe Gjermanisë, po shqyrtojnë gjithashtu nëse do të lejojnë përdorimin e pajisjeve Huawei në infrastrukturë të ndjeshme. Australia dhe Zelanda e Re janë bashkuar me SHBA në ndalimin e përdorimit të produkteve Huawei në rrjetet e tyre 5G mobile.

Frika e vendeve perëndimore rreth Huawei rrjedh pjesërisht nga Ligji i Inteligjencës Kombëtare të Kinës 2017. Ai thekson se organizatat kineze janë të detyruara të “mbështesin dhe bashkëpunojnë në punën kombëtare të inteligjencës”. Kjo ka ngritur shqetësimet se pajisjet e prodhuara nga Kina mund të paraqesin një rrezik sigurie veçanërisht nëse përdoren në ndërtimin e rrjeteve të reja 5G.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.