00:00:00
22 Mar

HP garon kundër iPad Pro me Chromebook x2 që kushton 599 dollarë

Para tre javësh kompania Acer e publikoi tabletin e parë me Sistem Operativ Chrome, dhe para disa ditësh HP e publikoi të dytin që ka prodhuar – dhe është shumë më i mirë.

Quhet Chromebook x2, dhe është i disenjuar sipas iPad Pro. Ka ekran 12.3 inç (iPad Pro më i madh e ka ekranin 12.9 inç), porte me mbulesë tastiere, dhe mundëson përdorimin e stilolapsit.

Chromeook x2 ka një processor Core m3 të gjeneratës paraprake të qarqeve Kaby Lake nga Intel. Ka 4GB RAM (mund edhe të konfigurohet me 8GB), 32GB hapësirë, cilësi ekrani 2400 x 1600, altoparlantë stereo, kamerë përpara 5 megapiksel, dhe 13 megapiksel kamerën prapa, dy porte për USB-C, ka një vend për microSD, dhe vendin për kufje, dhe një mesatare jetëgjatësie të baterisë prej 10.5 orësh. Peshon pak më shumë se iPad Pro, dhe është pakëz më i trashë se iPad Pro.

Chromebook x2 duket të ketë shumë potencial, por ka disa pyetje të mëdha – dhe jo vetëm a është hardveri aq i mirë sa duket. Pyetja e vërtetë është se a është Sistemi Operativ Chrome i bërë për të punuar në një tablet. Google ka qenë duke e përmirësuar Sistemin Operativ për të punuar më mirë me touchscreen për vite me radhë, por ende është më shumë si version desktop. (Në fund të fundit, është i bazuar në shfletuesin Chrome të desktopit dhe shfaqjen e web-faqeve në desktop). Kjo ka mundësi ta limitojë sa i përdorshëm është, sidomos krahasuar me iPad, i cili ishte i disenjuar fillim e fund për touch.

Përderisa Chromebook x2 duket si një lirim krahasuar me iPad, është i shtrenjtë për një Chromebook, të cilin njerëzit e blejnë për rreth 300 dollarë. Me 600 dollarë hyni në botën e kompjuterëve Windows me çmim më të ulët, me të cilët ky produkt duhet të garojë poashtu.

HP planifikon ta lansojë Chromebook x2 dikur në qershor.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.