00:00:00
22 Mar

Haradinaj: Thirrje qytetarëve të vozisin me përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas lajmit për humbjen e katër jetëve në dy aksidente të ndara, në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës, ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi.

“I tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidente të ndara sot, në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës.

Ngushëllimet më të thella familjeve, që humbën më të dashurit e tyre.

Tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne.

Iu bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi, ndërsa institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet adekuate në parandalimin e aksidenteve, të cilat po përgjakin rrugët e Kosovës”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.